LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria shlyen borxhet me Ish-Jugosllavinë

Shqipëria shlyen borxhet me Ish-Jugosllavinë

Shqipëria do të shlyejë borxhet me vendet e ish-Jugosllavisë. Ministria e Financave ka paraqitur në Kuvend marrëveshjen për pjesën e borxhit që i takon Serbisë, në vlerë rreth 8.5 milionë USD.

Borxhi do të shlyhet me 10 këste 6-mujore, me normën e interesit të Libor-it me maturim 6-mujor. Në total, borxhi me vendet e ish-Jugosllavisë prek vlerën e 23.8 milionë USD. Pas arritjes së marrëveshjes me Serbinë, Qeveria shqiptare do të zhvillojë negociata edhe me vendet e tjera, për pjesën e mbetur të borxhit./Telegrafi/