LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria ndihmon Graçanicën me 400 mijë euro

Shqipëria ndihmon Graçanicën me 400 mijë euro

Komuna e Graçanicës dhe Fondi shqiptar i Zhvillimit nënshkruan marrëveshjen për implementimin e donacionit në vlerë prej 400 mijë eurosh, para këto që kryeministri Sali Berisha i pati premtuar ndihmë komunës se re në dhjetor të vitit të kaluar.

Me këto mjete është paraparë që të bëhet rikonstruktimi i një stadiumi, i çezmës së komunës, rregullimi i rrugës pranë Manastirit të Graçanicës, si dhe rregullimi i rrjetit të ujërave të zeza.
Të dy palët nënshkruese këtë akt e kanë cilësuar si një shenjë te mirë dhe fillim të ri në marrëdhëniet në mes tyre.