LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria me formacionin 4-2-3-1 ndaj Suedisë

Shqipëria me formacionin 4-2-3-1 ndaj Suedisë

Sfida e te mërkurës së ardhshme në shtëpinë e Suedisë do të jetë jo pak e rëndësishme për Shqipërinë, edhe pse Kombëtarja kuqezi ka dalë jashtë objektivave sa i përket klasifikimit në Grupin 1 eliminator të Botërorit 2010.

Shqipërisë i duhet të marrë një rezultat pozitiv për të shpresuar të mos pësojë humbjen e vazos së katërt, ku pozicionohet e fundit.

Kërcënimi i Qipros ndihet shumë pranë, pasi ishulloret e Mesdheut pozicionohen të parët në vazon e pestë.

Prandaj kuqezinjtë e dinë mirë se duhet të japin maksimumin në një ndeshje, e cila konsiderohet shumë e vështirë, pasi kundërshtari është jo vetëm një emër i madh, por edhe e konsideron këtë takim “për jete a vdekjë” në lidhje me kualifikimin për në Botërorin 2010.


Burime të besueshme pranë teknikut kroat Josip Kuzhe, pohojnë se trajneri tashmë e ka të qartë se cila do të jetë vendosja e skuadrës në përballjen ndaj suedezëve në stadiumin Rasunda.

Trajneri do t’i besojë sistemit 4-2-3-1 të cilin e ka provuar në të gjitha ndeshjet që Kombëtarja ka zhvilluar deri më tani, që kur Kuzhe mori drejtimin e Shqipërisë. /tch/telegrafi/