LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria më 2011 Eurobond prej 500 milionë euro

Shqipëria më 2011 Eurobond prej 500 milionë euro

Shqipëria do të marrë sërish borxh vitin e ardhshëm, kësaj here me 500 milionë euro, duke hyrë në tregun e Eurobondit. Lajmin e bën të ditur kryeministri Sali Berisha në një intervistë për agjencinë financiare të lajmeve “Bloomberg”.

Kryeministri Berisha tha se vitin e ardhshëm Shqipëria do të shkojnë në tregjet e euros. "Ne nuk jemi të nxituar. Ne do të kthehemi në treg në kohën më optimale", tha ai.

“Bloomberg” shkruan se kombi shqiptar buzë Adriatikut me 3 milionë banorë, po përpiqet të bëhet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, teksa ka shitur bonon e saj të parë në euro në 28 tetor. Shqipëria shiti 300 milionë euro obligacione pesëvjeçare në një vlerë prej 7.5 për qind.

Sipas agjencisë, monedha shqiptare në tregti të lirë është zhvleftësuar me 1 për qind kundrejt euros këtë vit, pas një rënie 11 për qind vitin e kaluar. /Telegrafi/