LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria lobon për anëtarësimin e Kosovës në BERZH

Shqipëria lobon për anëtarësimin e Kosovës në BERZH

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, gjatë vizitës zyrtare në Izrael, tha se pavarësia e Kosovës ka rritur stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe se integrimi i gjithë vendeve të rajonit në strukturat euro atlantike është rruga më e mirë drejt prosperitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm të të gjithë vendeve të rajonit të Ballkanit.

Duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Haxhinasto i kërkoi homologut të tij izraelit Avigdor Liberman mbështetjen e Izraelit për anëtarësimin e Kosovës në BERZH, si dhe vlerësoi rikonsiderimin e qëndrimit mbi Kosovën në respekt të vendimit të dhënë nga GJND, rezolutës së AP të OKB dhe njohjeve të reja të bëra së fundmi.

Në përgjigje Lieberman u shpreh se Izraeli mbështet anëtarësimin e Kosovës në BERZH. /Telegrafi/