LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Rritja ekonomike 4.9 %

Shqipëri: Rritja ekonomike 4.9 %

Instituti i Statistikave të Shqipërisë INSTAT publikoi të premten një shifër me rritje të fortë të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2010.

Sipas, Ledjon Shahini, specialist i llogarive kombëtare, në INSTAT rritja ekonomike gjatë tremujorit të tretë të vitit 2010 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2009, u rrit me 4.9 për qind, ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2010 u rrit me 1.6 për qind.

Zyrtarët e INSTAT-it thanë se rritja ekonomike këtë vit po nga rimëkëmbja e industrisë dhe tregtisë. Por një sektorë me rritje shumë të fortë është bujqësia, i cili gjithmonë vitet e fundit ka shënuar një rritje më të ulët se sa mesatarja e ekonomisë në tërësi.

Kjo po ndodh në një situatë, kur një pjesë e mirë e tokave bujqësore në disa zona të vendit janë përmbytur këtë vit disa herë. “Aktiviteti bujqësor në tremujorin e tretë të vitit 2010 u rrit 7.6 për qind. Bujqësia shënoi një rritje prej 18.2 për qind, ndërsa industria ka qenë vazhdimisht në rritje kryesisht e lidhur edhe me sektorin e energjisë”, tha Shahini.


Si nëntëmujor, sipas të dhënave të INSTAT ekonomia është rritur me 3.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori