LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, rritet norma bazë e interesit

Shqipëri, rritet norma bazë e interesit

Banka e Shqipërisë (BSH) vendosë të rrisë me 0.05 për qind normën bazë të interesit duke kapur vlerën e 5.25 për qind.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, gjatë një konference për media tha se është rritur inflacioni në vend pasi gjatë muajit shkurt janë rritur çmimet e mallrave të konsumit.

“BSH vendosi të rrisë me 0.25 për qind normën bazë të interesit. BSH zgjodhi momentin e duhur për ndërrimin e kahut të politikës monetare në kushtet e një presioni global të rritjes se çmimeve dhe të një paqartësie në kuadrin global në marrëdhënien e tyre me tregun”, është shprehur Fullani.

“Për sa i përket vendimmarrjes, ajo do të nxisë rritjen e kërkesës jo vetëm të brendshme, por investimeve direkte për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Mendoj se projeksionet tona janë në linjë me vendimmarrjen. Masa e sotme do të ndikojë si një element i rëndësishëm për ta mbajtur në një periudhë afatmesme objektivin e bankës”, theksoi guvernatori. /Telegrafi/