LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, Qeveria liron pensionistët dhe invalidët nga faturat e papaguara

Shqipëri, Qeveria liron pensionistët dhe invalidët nga faturat e papaguara

Qeveria vendosi të mërkurën të çlirojë nga detyrimet e prapambetura të faturave të energjisë familjet që marrin ndihmë ekonomike, pensionistët dhe invalidët.

Falja e këtyre kategorive do të bëhet deri në datën e marrjes së KESH-it nga CEZ-i.

Kryeministri Sali Berisha tha se këto detyrime do të konsiderohen të shlyera ose të paqena. Ai kërkoi gjithashtu që ligji për amnistinë fiskale të dërgohet sa më parë në parlament dhe nënvizoi se bizneset e politikanëve dhe ato të cilat e kanë origjinën nga krimi do të përjashtohen nga ky ligj. /Telegrafi/