LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Në prill eksportet ranë me 16%

Shqipëri: Në prill eksportet ranë me 16%

Deficiti tregtar në muajin prill ka pësuar rritje të papritur, pas një zbutjeje në disa muaj rresht. INSTAT raportoi të hënën se deficiti arriti në rreth 320 milionë dollarë, duke shënuar një rritje prej 21 përqindësh krahasuar me muajin paraardhës dhe një rritje prej 22.4 përqindësh krahasuar me prill 2010.

Më konkretisht, eksportet ishin 142 milionë dollarë, me ulje 16.3 për qind në krahasim me muajin kaluar mars, por dhe rritje rreth 13.5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sa i takon importeve, vlera e tyre pësoi rritje të ndjeshme, ndikuar nga kursi i këmbimit dhe ndërprerja e eksporteve nga KESH, duke shkaktuar një volum prej 461 milionë dollarësh, me zgjerim negativ 6.3 për qind në krahasim me mars 2011 dhe 19.5 për qind në krahasim me vitin 2010.

Krahasimi me muajin paraardhës për disa nga grupmallrat tregon se eksporti i grupit “produkte kimike dhe plastike” u rrit 28.6 për qind, “ushqime, pije, duhan” u rrit afro me 12.8 për qind, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit 1.4 për qind, etj.


Importi i grupit “prodhime druri dhe letre” u ul me rreth 26.2 për qind etj. Importi i grupit “prodhime druri dhe letre” u rrit rreth 27.8 për qind, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” u rrit me gati 17.5 për qind dhe “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” u rrit 15.8 për qind, kurse eksporti i grupit “ushqime, pije, duhan” u ul afërsisht me 8.2 për qind.

Prej kohësh Banka e Shqipërisë i kërkon qeverisë të gjejë mekanizma të rinj për të simuluar eksportet, si e vetmja rrugë që nxjerr vendin njëherë e mirë nga varësia e shteteve të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Mbyllet konferenca më e madhe ndërkombëtare për ndryshimet klimatike dhe mjedisin në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Plani i BE-së për rritje ekonomike, çka i kërkohet Kosovës e çka Serbisë për të përfituar nga fondi

Ekonomi
Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Subvencionimi i faturave të rrymës, këtu mund të aplikojnë familjet e skemave sociale dhe pensionale

Ekonomi
Kalo në kategori