LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, ndryshime në ligjin për fshatrat turistikë

Shqipëri, ndryshime në ligjin për fshatrat turistikë

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese ka miratuar një projektligjin për disa shtesa për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparësi turizmin. Ndryshimet në këtë ligj parashikojnë që çdo person që ka marrë me qira në zonat me përparësi turizmin mund të ruaj të njëjtat marrëdhënie me qiradhënësit pa u detyruar të blejë truallin nëse ka shlyer në rregull detyrimet. , raportoi e përditshmja Standard.

“Personat e stimuluar ose subjektet me marrëveshje qiraje dhe zhvillimi, që kanë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e qirasë, në rast se nuk paraqesin interes për ndryshimin e pronësisë së truallit, nuk i nënshtrohen procedurave të parashikuara nga ky ligj”, thuhet në nenin 3/1 që shtohet në ligjin për fshatrat turistikë, raporton gazeta Standard.

Sipas këtij ndryshimi qiramarrësit mund të vijojnë të ruajnë të njëjtën marrëdhënie me qiradhënësit duke mos e blerë truallin çka parashikon ligjin nr. 10186 datë 5.11.2009.

Një tjetër ndryshim që i bëhet draftit ka të bëjë me dokumentacionin qe duhet të
paraqesin personat e stimuluar të cilët duhet të lejnë truallin. Në listën e dokumenteve shtohet dhe një vërtetim nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, për detyrimet nga marrëveshja e qirasë. Ligji i miratuar në vitin 2009 u jep të drejtë personave të stimuluar dhe subjekteve të stimuluar që të blejnë truallin ku është ndërtuar objekti që ai ka marrë me qira. /Telegrafi/