Sistemet energjetike të të dyja vendeve drejt bashkimit. Qeveria shqiptare nënshkroi dy marrëveshje kredie me Bankën Gjermane për Rindërtim e Zhvillim, KfW, me vlerë të përgjithshme prej 90 milionë eurosh dhe me interes vjetor prej 3.5 për qind. Kreditë do të përdoren nga Operatori i Sistemit të Transmetimit sh.a., një kompani nën pronësi publike, për ndërtimin e një linje interkonjeksioni për energjinë elektrike Shqipëri-Kosovë, si dhe për ndërtimin e një hallke të të ashtuquajturës Unaza e Jugut, e cila synon të furnizojë me energji zonat turistike të bregdetit të Jonit.
"Përmes paktit të parë synohet lidhja e rrjetit energjetik shqiptar në kuadrin e zgjerimit të lidhjeve. Ky pakt synon fuqizimin e rrjetit të transmetimit shqiptar në hyrjen e rrjetit Europian të transmetimit", u shpreh ministri i Financave, Ridvan Bode, në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.
Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, deklaroi se këto dy marrëveshje do të trefishojnë mundësitë eksportuese dhe importuese të Shqipërisë dhe do të garantojnë sistem të sigurt energjetik për pjesën jugore të vendit. Linja e interkonjeksionit me Kosovën shikohet si veçanërisht strategjike, për shkak se do të lejojë bashkimin faktik të dy sistemeve energjetike, ndërsa shkëmbimi i energjisë në periudha të ndryshme të vitit apo orare të ndryshme ditore, do të rrisë eficencën e përdorimit të burimeve në të dyja vendet me përfitime të konsiderueshme financiare.
Kosova e prodhon energjinë elektrike me termocentrale qymyri, të cilat mund të shërbejnë për të mbuluar kërkesën bazë në të dyja vendet, ndërkohë që hidrocentralet shqiptare të veriut do të mund të përdoren për prodhimin e energjisë në orare pik.
Në këtë mënyrë, varësia e Shqipërisë dhe Kosovës nga importet e dritave nga vendet e tjera pritet të ulet ndjeshëm. Shqipëria ka aktualisht vetëm një linjë interkonjeksioni ndërkombëtare me madhësi 400 kilovolt që lidh Elbasanin me Greqinë. Vitin e ardhshëm, një linjë e dytë me Malin e Zi pritet të hyjë në punë, ndërsa pas lidhjes me Kosovën, Shqipëria do të ketë mundësi zgjedhjeje se nga do ta importojë apo eksportojë energjinë e vet.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!
Abdixhiku: Kosova ka ngecur me Kurtin
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Musk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë deri në vitin 2027, zbulon një raport
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar