LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Buxheti 2011, gati brenda 31 gushtit

Shqipëri: Buxheti 2011, gati brenda 31 gushtit

Ende pa u mbyllur procesi i rishikimit të shpenzimeve për këtë vit, me debate të shumta në Parlament, Ministria e Financave ka nisur punën për hartimin e buxhetit 2011.

Ministri i Financave Ridvan Bode, ka lëshuar një udhëzim në formë urdhri për të gjitha institucionet, mbi formën se si duhet të plotësojnë formularin me të ardhurat dhe shpenzimet.

Ndryshe nga vitet e kaluara, ministria u ka kërkuar njësive publike të jenë të kujdesshme në përgatitjen e projektbuxhetit 2011, sidomos në pjesën e shpenzimeve.

Tjetër risi në përgatitjen e buxhetit është paraqitja e shpenzimeve për paga, personel, si dhe parashikimi i të ardhurave. /tch/telegrafi/