LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, bankat fituan 67 milionë dollarë

Shqipëri, bankat fituan 67 milionë dollarë

Bankat u janë rikthyer normave të larta të fitimit, pas krizës së vitit 2009. Në vitin 2010, shënohet një rezultat neto i të 16 bankave në Shqipëri, në nivelin e rreth 67 milionë dollarë.

Të ardhurat nga interesat e kredive të dhëna arrijnë deri në fund të muajit dhjetor 2010, në masën e 8.11 miliardë lekë, kurse shpenzimet nga interesat e depozitave shkojnë në 3.78 miliardë lekë, transmeton Tch.

Fitimi i bankave ra ndjeshëm në vitin 2009, gati në masën 50 për qind, duke arritur në 3 miliardë e 540 milionë lekë, nga 7 miliardë e 330 milionë lekë të regjistruara në vitin 2008.

Për dy muajt e parë të 2011 sistemi bankar arriti një fitim prej 818 milionë lekësh, dy herë më e lartë krahasuar me 2010. /Telegrafi/