LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, amnistia fiskale e domosdoshme

Shqipëri, amnistia fiskale e domosdoshme

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë (DHTI) Nikolin Jaka e ka cilësuar si të domosdoshme zbatimin e ligjit për amnistinë fiskale.

Duke folur në një tryezë të zhvilluar për amnistinë fiskale Jaka e vlerësoi si mjaft të drejtë vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të marrë një masë të tillë.

Sipas tij, Dhoma e Tregtisë ka qenë një nga kërkueset kryesore ndaj qeverisë për zbatimin e amnistisë duke e cilësuar si fitimprurëse për ekonominë, biznesin dhe qytetarin.

“Amnistia paraqitet me rëndësi për biznesin, pasi i siguron atij një frymëmarrje duke i dhënë mundësi që të ecë para”, tha Jaka. /Telegrafi/