Dekada që do të lëmë pas, ka patur momente shumë të rëndësishme që i takojnë gruas dhe fuqizimit të saj
Lëvizje globale si #MeToo apo TimesUp ndryshuan shumë gjëra në shoqërinë e botës përgjatë dy viteve të fundit.
Zëri i grave lidere ka qenë gjithnjë i rëndësishëm për vazhdimësinë, prandaj më poshtë do të gjeni disa nga shprehjet më të famshme të kësaj dekade, thënë nga gratë që lanë shenjë në “luftën” e përditshme për barazi gjinore, këtë dekadë.
1. Malala Yousafzai
“Një fëmijë, një mësues, një laps dhe një libër mund të ndryshojë botën!”
2. Michelle Obama
“As kur punoja si avokate, as kur isha administratore në një universitet, as kur isha menaxhere në një organizatë jo fitimprurëse dhe as tani që jam Zonjë e Parë, s’i kam kërkuar askujt që e kam intervistuar për ta marrë në punë rreth një testi inteligjence, apo për notat e diplomës. S’kam marrë kurrë dikë vetëm sepse ishtr në një shkollë private me emër dhe jo në një publike. Kurrë!
Çfarë unë kam parë, është njeriu që je. A je punëtor? A je i besueshëm? A je i hapur të pranosh pikëpamjet e ndryshme të njerëzve? A i ke harruar për një çast interesat e tu personalë për t’i shërbyer dikujt tjetër? E ke ndihmuar ndonjëherë komunitetin tënd, vendin tënd, qoftë i veshur me uniformë, qoftë jo.” -2013
3. Emma Watson
“Kam kuptuar që të luftosh për të drejtat e grave është kthyer shpesh në sinonim me “urrejtjen ndaj burrave”. Nëse ka diçka që duhet të ndalojë, është pikërisht kjo!”-2014
4. Patricia Arquette
“Për çdo grua që i ka dhënë jetë çdo taksapaguesi dhe çdo qytetari… Ne kemi luftuar gjithë jetën për të drejtat e kujdo tjetër. Tani është koha jonë të kërkojmë barazi!” – 2015
5. Hillary Clinton
“Të gjitha provat na thonë se pavarësisht gjithë pengesave që do të jenë aty gjithmonë, historia s’ka parë asnjë kohë më të mirë për të lindur grua. Po këto të dhëna, të çojnë në një tjetër përfundim. Që pavarësisht këtij progresi, s’jemi ende aty ku duhet të jemi.”- 2015
6. Gloria Steinem
“Ne jemi këtu dhe rreth e qark botës për një demokraci të thellë që na thotë që s’do të jemi të heshtura, që nuk do të jemi të nënshtruara dhe se do të punojmë në një botë ku të gjitha vendet lidhen me njëra tjetrën. Ne jemi në një linjë me njëra tjetrën! Ne po shohim njëra tjetrën, jo lart!”- 2017
7. Oprah Winfrey
“Dua që këto vajza që po na shohin tani, këtu, të dinë se një ditë e re po lind në horizont. Kur kjo ditë më në fund të vijë, do të vijë sepse shumë gra të mrekullueshme dhe shumë burra fenomenal po punojnë dhe luftojnë që të sigurohen se do të bëhen liderat që do të na çojnë në ditën kur të mos na duhet të ngrihemi më për çëstje si “Me too”, por vetëm për të thënë “Thank You”!- 2018
8. Emma Gonzalez
“Ne po flasim këtu për ato që nuk askënd që t’i dëgjojë, për ato që s’mund ta flasin ende me dikë dhe për ato që s’do të mund të flasin më kurrë. Ne jemi në dhimbje, jemi të tërbuara dhe po përdorim fjalën tonë sepse është e vetmja që qëndron mes nesh dhe kësaj që sërish po ndodh.- 2018
9. Greta Thunberg
“Sytë e gjeneratës së ardhshme janë tek ju. Dhe nëse ti zgjedh të dështosh, po ta them që tani- nuk do të ta falim kurrë!”- 2019
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Kur pritet t'ju vijnë menstruacionet pas lindjes?

Ja pse unazat e fejesës vendosen në dorën e majtë

Nëse fëmija yt është i fiksuar me dinozaurët, kemi një lajm të mirë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker