LAJMI I FUNDIT:

Shpallet fajtor për mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Shpallet fajtor për mashtrim dhe shmangie nga tatimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim dhe të akuzuarit N.O, B.SH, SH.LL, N.A, M.Y, A.K dhe A.K janë liruar nga akuza se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. Kurse, i akuzuari A.D është shpallur fajtor për veprat penale mashtrimi në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi.

Sipas komunikatës së gjykatës, i akuzuari A.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej një viti e tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro për veprat penale mashtrimi në vazhdimësi dhe shmangie nga tatimi, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale legalizimi i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi.


“I akuzuari A.D obligohet që Administratës Tatimore të Kosovës t’i kompensoj dëmin në shumë prej 53.807.46 euro, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa për pjesën tjetër e dëmtuara udhëzohet në kontest civil. E dëmtuara AKM, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil”, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori