Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim për të liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu i cili ishte pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, parti e koalicionit qeverisës në kryeqytet. As nga kjo parti e as nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë pranuar të flasin për çështjen, ndërsa njohës të fushës vlerësojnë se problemet brenda koalicionit do të ndikojnë në shërbimet e kryeqytetit.
Ankesat për prezencën e mbeturinave në rrugët e kryeqytetit nuk kanë qenë rrallëherë të përmendura.
E po të njëjtat qenë arsyetimi i kryetarit të Prishtinës, Përparim Ramës për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vjen nga radhët e PDK-së.
Ky i fundit, pavarësisht përpjekjeve për t’u kontaktuar, nuk ka qenë i qasshëm në telefon të shtunën.
E vendimin e Ramës dhe përçarjet e mundshme të partisë së tij me partnerin e koalicionit, PDK-në, nuk kanë pranuar ta komentojnë as anëtarë LDK-së në kryeqytet.
Megjithatë, kritikat lidhur me vendimin nuk i kanë kursyer PDK-ja. Nënkryetarja e komunës nga kjo parti, Donjeta Sahatçiu, e ka cilësuar shkarkimin e bashkëpartiakut si hakmarrje të Ramës për mosmbështetjen në këmbimin e pronave.
Mirëpo, në organizatën “Demokracia Fillon Këtu” besojnë që kriza në koalicion nuk është për shkak të situatës me mbeturinat në qytet.
“Duket se mes këtyre qarjeve që ka koalicioni në Prishtinë, nuk ka kuptim të vazhdojë koalicioni në mes PDK-së e LDK-së për faktin që asnjëra palë nuk duket e sinqertë. Nëse PDK ka pa manovrime të Ramës rreth pronave në Badovc dhe nuk ka pasur reagim, është problem në vete po sidomos edhe Rama nëse ka qenë aq i brengosur me çështjen e mbeturinave në qytet do duhej që paraprakisht të merrte veprime”, ka deklaruar Shemsi Jashari, drejtor i “Demokracia Fillon Këtu”.
Sipas tij, problemet në koalicion do të vihen re në shërbimet ndaj qytetarëve.
“Ajo çka dihet është se problemet e koalicionit do ndikojnë në perfomancën jo të mirë të kësaj qeverisje në komunën e Prishtinës dhe si rezultat, qytetarët nuk do marrin shërbimet siç duhet dhe siç meriton t’i ketë kryeqyteti”, ka vijuar ai.
Pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së, nuk dihet akoma se cilat do të jenë veprimet e kësaj partie në marrëdhëniet me partnerin qeverisës, LDK-në. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës