LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e telefonave të mençur i tejkalojnë ato të telefonave të thjeshtë

Shitjet e telefonave të mençur i tejkalojnë ato të telefonave të thjeshtë

Hulumtimi i fundit i tregut i publikuar nga IDC ka zbuluar se për herë të pare në histori, telefonat e mençur janë shitur më shumë se sa telefonat e thjeshtë.

Shifra totale, e cila është befasuese, ka zbuluar se vetëm gjatë tre muajve të fundit janë shitur rreth 418.6 milionë telefona të mençur , ose rreth 51.6 për qind e totalit të përgjithshëm.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2012, kur 402.4 milionë telefona të mençur ishin shitur, shihet se rritja nuk ka qenë edhe aq e madhe, sepse në tremujorin e fundit të vitit 2012, tregu kishte regjistruar mbi 483.2 milionë njësi të shitura të telefonave, për tu shënuar si rekord i arritur i shitjeve.

Dhe siç dihet, Samsung është lider i tregut global, me 70.7 milionë telefona të shitur, ose 32.7 për qind të tregut, krahasuar me Apple e cila 37.4 milionë njësi të shitura, ose 17.3 për qind të tregut. Në vendin e tretë është LG me 4.8 për qind të tregut, e pasuar nga Huawei me 4.6 për qind. / Telegrafi /