LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e telefonave LG rriten për 20 për qind

Shitjet e telefonave LG rriten për 20 për qind

LG i ka publikuar rezultatet financiare për tremujorin e dytë të vitit 2014, nga të cilat mund të thuhet se kompania i ka përmirësuar dukshëm shitjet e telefonave të saj.

Në fakt, dërgesat e telefonave të LG janë rritur për 20 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, pasi që tani kompania ka arritur të shesë totalin prej 14.5 milionë njësive.

Sipas LG, modeli i saj i avancuar, LG G3 e ka ndihmuar shumë rritjen e përqindjes së shitjeve të kompanisë.

Me sa duket, LG G3 po del të jetë një telefon i famshëm, mbase edhe për shkak të specifikave mbresëlënëse që i ofron, duke përfshirë ekranin me 5.5” Quad HD dhe rezolucionin prej 2560 x 1440 pikselëve.


Tani pritet lansimi i versionit të përditësuar të LG G3, përkatësisht modeli LG G3 Prime. /Telegrafi/