LAJMI I FUNDIT:

Shitjen e kundërshtojnë ashpër

Shitjen e kundërshtojnë ashpër

Qeveria sivjet ka paraparë të përfundojë tërësisht privatizimin e PTK-së. Sipas planit zhvillimor të miratuar gjatë kësaj jave, shpallja e fituesit do të bëhet në tetor, ndërkaq përmbyllja financiare në dhjetor. Nga ana tjetër, sindikata e pavarur e PTK-së paralajmëron se këtë proces do ta kundërshtojë përmes rrugëve ligjore.

Autoritetet vendore sivjet do të kryejnë të gjitha procedurat për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës. Pas miratimit të strategjisë së privatizimit në pako me buxhetin, qeveria tani këtë proces e ka paraparë edhe me planin e zhvillimit ekonomik.
Menaxheri i projektit të privatizimit të PTK-së, Arsim Bruçaj, tha për Radio Kosovën se privatizimi do të bëhet sipas procedurave të parapara me ligjin për partneritet publiko privat dhe koncesione.

Por sindikata e pavarur e PTK-së vazhdon ta kundërshtojë privatizimin e kësaj kompanie. Kryetari i kësaj sindikate, Milazim Alshiqi, tha se pas disa protestave që kanë mbajtur, këtë proces tani do të kundërshtojnë nëpërmjet rrugëve ligjore.

Ndërkaq me strategjinë e privatizimit parashihet të privatizohen rreth 75 për qind e aksioneve të kompanisë. Ndërkaq fituesi i tenderit është i obliguar që të mbajë në punë të gjithë punëtorët edhe për katër vjet. /Telegrafi/