LAJMI I FUNDIT:

Shitja e Llamkosit shkel e shko

Shitja e Llamkosit shkel e shko

Shitja e Llamkosit një kompanie turke, punëtorëve nuk u garanton pothuajse asgjë. Nuk e dinë se a do t’i marrë blerësi në punë dhe a do t’iu kthehen pagat për gati dy vjet. Tani për tani, AKP-ja ka krijuar një komision, që do t’i vlerësojë kërkesat e punëtorëve. E, këta të fundit thonë se ndërmarrja u shit shkel e shko.

Afër 500 punëtorë të prodhuesit të llamarinës së zinkuar në Kosovë, “Llamkos”, nuk kanë ide se çfarë do të bëhet me ta.

Privatizimi i ndërmarrjes përmes metodës së likuidimit nuk u garanton atyre pothuajse asgjë. Nuk kanë marrë përgjigje se a do t’i marrë blerësi në punë dhe a do t’iu kthehen pagat për gati dy vjet, aq sa kanë pasur kontratë me blerësin bullgar, i cili e kishte lënë ndërmarrjen dy vjet më parë, shkruan Express.

Për këtë punë, AKP-ja ka krijuar një Komision për likuidim, ku do të vlerësojë kërkesat e punëtorëve.


Megjithatë, ajo që është e sigurt, është se blerësi nuk do ta ketë barrën e punëtorëve dhe as të borxheve të mëparshme. Bëhet fjalë për një padi në tribunalin e Parisit. Blerësi bullgar që iku dhe e la “Llamkosin”, pretendon se ndërmarrja ia ka borxh diku 10 milionë euro. /Telegrafi/