SHGM: Qeveria nuk е përmbushi premtimin për propagandën politike të paguar tek mediat
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin se në ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor, që me procedurë të shkurtër janë propozuar nga pushteti dhe opozita në Kuvend, nuk është paraparë edhe fshirja e nenit të kontestueshëm për financimin e propagandës politike të partive gjatë kohës së fushatave zgjedhore, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Jemi të dëshpëruar se Qeveria që nuk i përmbush premtimet publike të dhëna para opinionit maqedonas dhe partnerëve ndërkombëtarë, se pas referendumit do të shfuqizojë mundësinë që paraja publike të shpenzohet për propagandë politike në media”.
“Në fillim të shtatorit, këtë vit Qeveria iu përgjigj me shkresë Platformës të Këshillit të Evropës për promovimin dhe mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve, e cila në gusht publikoi paralajmërim në lidhje me ndryshimet e kontestueshme në Kodin Zgjedhor”.
“Në atë përgjigje, Qeveria u zotua se gjatë ndryshimeve dhe plotësimeve të ardhshme të Kodit Zgjedhor do t’i merr parasysh edhe vërejtjet e bashkësisë së gazetarëve”, thonë nga SHGM.
Ata shtojnë se nëse mbetet në fuqi zgjidhja që partitë me para publike të financojnë propagandën politike në mediat private atëherë nuk do të ndërpriten relacionet e vjetra klientelistike mes partive politike dhe mediave. Sipas SHGM0së, nëpërmjet lidhjeve korruptive që qeveria e kaluar i krijoi me reklamat qeveritare, bleu simpatinë e mediave dhe i shndërroi ato në instrument për përhapjen e propagandës politike.
“SHGM do t’i informojë organizatat ndërkombëtare se Qeveria nuk i plotëson premtimet e dhëna se gjatë ndryshimeve të ardhshme të legjislacionit zgjedhor do ta heqin mundësinë që paraja publike të shpenzohen për propagandë politike”, përfundojnë nga SHGM./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Vuçiq uron Gordana Siljanovska-Davkovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend