LAJMI I FUNDIT:

Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore në pulla postare

Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore në pulla postare

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj lëshoi sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2024 – flora dhe fauna nënujore”.

Republika e Kosovës ka një florë të shumëllojshme, ndërkaq shquhet me faunën për nga llojet më të pasur në Gadishull Ballkanik.

“Nga thesari i çmuar i bio-diversitetit tonë, përmes pamjeve të dy pullave postare dhe një blloku filatelik, prezantojmë llojet e peshkut më karakteristik të ujërave të ëmbla të vendit tonë”, thuhet në njoftim.


Carassius gibelio – Karashi prusian është lloj që i takon familjes Cyprinidae, ku bën pjesë Krapi dhe shumë lloje tjera të peshqve. Është banor i liqeneve dhe rrjedhave të poshtme të lumenjve.

Gobio ohridanus/scadarensis – Mrena e Ohrit/Shkodrës, i takon familjes Cyprinidae dhe është lloj karakteristik për pellgun e Detit Adriatik. Në vendin tonë e gjejmë si banor të lumit Drini i Bardhë.

Krapi – lloj i peshkut mjaft i përhapur në botë me origjinë nga Azia. I përket ujërave të ëmbla të lumenjve dhe në Kosovë është mjaft i populluar në Drinin e Bardhë, Sitnicë, Drenicë, Moravë, etj.

Ky emision i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori