LAJMI I FUNDIT:

Shevchenko: Anglezët më njohin

Shevchenko: Anglezët më njohin

Sulmuesi ukrainas Andriy Shevchenko mendon se anglezët i dinë kualitet e tij, përkundër se dështoi të tregohej te Chelsea.

“Jose Mourinho ishte një organizues i mirë (te Chelsea), vëmendja e tij te detajet para ndeshjes ishte e jashtëzakonshme, por ndoshta ai duhet të flasë më shumë me lojtarët”.

“Lëndimet ishin arsyeja kryesore pse karriera ime në Angli nuk ishte e suksesshme. Tifozët e Chelseat asnjëherë nuk e panë Shevchenkon e vërtetë në fushë”.

“Futbolli anglez është më shumë fizik dhe i shpejtë, ndërsa futbolli italian ka të bëjë më shumë me anën teknike të lojës”.


“Jam kthyer te Dynamo Kievi dhe do t’i bind të gjithë që ende kam karrierë para vetes. Duhet ta harroj kohën te Chelsea ku nuk luaja”, ka thënë Sheva për “The Daily Mirror”.