LAJMI I FUNDIT:

SHBA, ulet vlerësimi i kreditimit

SHBA, ulet vlerësimi i kreditimit

Agjencia Standard and Poor e njohur si S&P, ka ulur vlerësimin e parashikimeve të saj për kreditimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga “i qëndrueshëm” tek “negativ” duke ndikuar negativisht në tregun e aksioneve dhe ushtruar presion ndaj administratës së presidentit Obama dhe Kongresit që të bien dakord për gjetjen e rrugëve për shkurtimin e deficitit të madh federal.

Megjithëse vendi ruajti vlerësimin më të lartë për kreditimin tani për tani, agjencia po sinjalizon se ekziston një mundësi që ky vlerësim mund të bjerë brenda dy viteve të ardhshme.

Parashikimet e S&P sollën reagime të shpejta nga zyrtarët e administratës. Ndihmës Sekretarja e Thesarit Mary Miller tha se kjo nënvlerëson aftësitë e udhëheqësve amerikanë që të bashkohen për të përballuar sfidat e vështira fiskale me të cilat përballet vendi.

Ekonomisti i Shtëpisë së Bardhë Austan Goolsbee akuzoi S&P se kishte bërë një “gjykim politik” me të cilin administrata nuk bie dakord. Ai tha se presidenti amerikan Barak Obama dhe udhëheqësit republikan të Kongresit janë pranë një marrëveshjeje. Zëdhënësi Jay Carney e quajti vlerësimin “një thirrje të mirëpritur” për të dyja palët që të bashkëpunojnë. /Telegrafi/