LAJMI I FUNDIT:

SHBA sanksionon televizionin rus RT, u përpoqën të ndërhynin në zgjedhjet amerikane

SHBA sanksionon televizionin rus RT, u përpoqën të ndërhynin në zgjedhjet amerikane

SHBA-ja ka akuzuar dhe sanksionuar drejtuesit e mediave shtetërore ruse dhe ka kufizuar transmetuesit e lidhur me Kremlinin, pasi akuzoi Moskën për një fushatë të përhapur për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale.

Departamenti i Drejtësisë, i shtetit dhe i Thesarit njoftuan veprime të koordinuara të mërkurën, për të “kundërshtuar në mënyrë agresive” operacionet e supozuara, transmeton Telegrafi.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland akuzoi transmetuesin shtetëror RT, dikur Russia Today, se i kishte paguar një firme në Tennessee 10 milionë dollarë për të “krijuar dhe shpërndarë përmbajtje tek audienca amerikane me mesazhe të fshehura të qeverisë ruse”.


Shefja e RT, Margarita Simonyan, ishte një nga 10 personat e sanksionuar për tentativa të dyshuara për të dëmtuar “besimin e publikut në institucionet tona”, e RT ka mohuar përfshirjen.

Garland tha se Moska dëshironte të siguronte një “rezultat të preferuar” në garën midis Donald Trump dhe Kamala Harris.

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se programi i Rusisë kishte për qëllim “zvogëlimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, forcimin e politikave dhe interesave pro-ruse dhe ndikimin e votuesve këtu në SHBA”.

Ndërkohë, një zyrtar i Thesarit tha se RT dhe media të tjera shtetërore ruse ishin përfshirë në një “fushatë të ligë për të rekrutuar fshehurazi ndikues amerikanë në mbështetje të aktivitetit të tyre keqdashës”.

“Pjesa më e madhe e përpjekjeve të Kremlinit për dezinformim drejtohet dhe financohet nga RT. RT nuk është më vetëm një krah propagandistik i Kremlinit. Po përdoret për të avancuar veprimet e fshehta të ndikimit rus”, tha Kirby. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Azia
Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Amerika
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

Evropa
Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Amerika
Kalo në kategori