LAJMI I FUNDIT:

SHBA, problem deficiti

SHBA, problem deficiti

Demokratët dhe Republikanët në Shtetet e Bashkuara vijojnë bisedimet intensive për gjetjen e një marrëveshje për sa i përket uljes së deficitit.

Zyrtarë të administratës Obama paralajmëruan se nëse nuk merret një vendim për uljen e deficitit prej 14.3 miliard dollarësh brenda datës 2 gusht do të ketë efekte negative në ekonomi.

Demokratët dhe Republikanët do të takohen sërish ditën e enjte, tryeza e pestë në pesë ditë, në përpjekje për të gjetur një rrugë të mesme.

Ndërkohë, agjencia e vlerësimit të kreditimit, Mood’s tha se do të vendosë në listën e saj edhe Shtetet e Bashkuara, duke parë që Kongresi mund të dështojë në marrjen e një vendimi në kohë. /Telegrafi/