LAJMI I FUNDIT:

SHBA paralajmërohet rënia e ushqimeve

SHBA paralajmërohet rënia e ushqimeve

Tregjet kanë vendosur fokusin tek raportimi në Shtetet e Bashkuara për të mbjellat dhe analistët parashikojnë reduktim të çmimeve të lëndëve të para ushqimore.

Në tregje ka një pritshmëri të lartë që fermerët amerikanë të shtojnë sipërfaqen me të mbjella, për t’ju përgjigjur mungesës së drithërave që shkaktoi thatësira në rajonin e detit të zi dhe reshjeve në Amerikën jugore dhe në Australi. Analistët e cilësojnë si hapin e parë të reduktimit të inflacionit të ushqimeve.

Rritja në kohët e fundit e çmimeve të lëndëve të para, duke rritur në nivel rekord indeksin e FAO për ushqimin, ka qenë iniciativë për fermerët.

Çmimi i drithërave është në pikën më të lartë që nga viti 2008. /Telegrafi/