LAJMI I FUNDIT:

SHBA, papunësia bie në 8.8 %

SHBA, papunësia bie në 8.8 %

Qeveria amerikane thotë se gjatë muajit mars është ulur përqindja e papunësisë në mbarë vendin ndërkohë që punëdhënësit kanë punësuar më shumë njerëz. Departamenti i Punës ka thënë se papunësia ka rënë në 34 nga 50 shtetet e vendit, numri i të papunëve është rritur në 7 shtete dhe ka mbetur i pandryshuar në shtetet e mbetura, përfshirë kryeqytetin e vendit, Uashington.

Në nivel kombëtar, papunësia ka rënë në shifrën 8.8 për qind në muajin mars, niveli më i ulët në dy vitet e fundit.

Analistët thonë se shifrat e papunësisë tregojnë se tregu i punës në vend po forcohet dhe është rritur besimi i punëdhënësve ndaj rimëkëmbjes ekonomike, duke bërë që ata të rrisin numrin e punonjësve.

Por tregu i shitjes së shtëpive në Shtetet e Bashkuara ende po shoqërohet me probleme. Sipas qeverisë numri i shtëpive të ndërtuara është rritur 7 për qind më shumë se sa muajin e mëparshëm, duke arritur shifrën vjetore prej 540 mijë shtëpive të reja.


Por ritmi i ndërtimit të shtëpive të reja është shumë më i ulët se 1.2 milion shtëpi në vit që ekonomistët është e nevojshme për një rritje të qëndrueshme. /Telegrafi/