LAJMI I FUNDIT:

SHBA mposhtin Australinë

SHBA mposhtin Australinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mposhtur Australinë me rezultat 3-1 në miqësoren e zhvilluar në Roodenpoort, në afërsi të Johannesburgut.

Sulmuesi Edson Buddle hapi rezultatin pas katër minutash lojë, ndërsa Tim Cahill barazoi në minutën e 19-të. Por Buddle riktheu epërsinë për amerikanët pas gjysmë ore lojë dhe zëvendësuesi Herculez Gomez vulosi rezultatin në kohën shtesë.

Në miqësoren tjetër, nikoqiri i Kupës Botërore, Afrika e Jugut, ka vazhduar formën e mirë duke shënuar fitore 1-0 ndaj Danimarkës me golin e shënuar nga Katlego Mphela. /Telegrafi/