Në vjeshtë, qeveria amerikane dëshiron të nisë negociatat e para me Tajvanin. Temat tashmë janë përcaktuar. Marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Kinës kërcënohet të përkeqësohen.
Pavarësisht nga situata e tensionuar në Detin e Kinës Jugore, qeveritë e Tajvanit dhe të Shteteve të Bashkuara kanë njoftuar se duan të thellojnë marrëdhëniet e tyre. Negociatat tregtare do të nisin zyrtarisht në “vjeshtën e hershme” dhe do të përfshijnë tema të tilla si bujqësia, tregtia digjitale, rregullimi i tregut dhe heqja e barrierave tregtare.
Kjo u bë e ditur nga Zyra e përfaqësueses Tregtare të SHBA-së, Katherine Tai. Edhe pse parimi i këtyre diskutimeve ishte shpallur tashmë më 1 qershor, ato nisin zyrtarisht me deklarimin e temave të planifikuara dhe një datë të përafërt për vjeshtën.
Ky njoftim vjen vetëm dy javë pas qëndrimit të Nancy Pelosit në Tajvan. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA është numri tre në politikën amerikane pas presidentit dhe zëvendëspresidentit.
Prandaj, udhëtimi i saj në Taipei ishte vizita shtetërore e nivelit më të lartë të SHBA-së në Tajvan në një çerek shekulli dhe u quajt provokim nga Kina. Udhëheqësit e Pekinit u përgjigjën duke organizuar stërvitjet më të mëdha ushtarake në historinë kineze në ujërat pranë Tajvanit.
Kina kundërshton çdo marrëveshje zyrtare me Tajvanin
Kontakte zyrtare nga vendet e tjera me Taipein në parim refuzohen nga Kina. Që kur nisën negociatat përgatitore tregtare midis Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara, Ministria e Punëve të Jashtme kineze bëri të ditur se kundërshtonte çdo marrëveshje të natyrës zyrtare që do të kishte pasoja mbi sovranitetin e Kinës.
Që nga ndarja midis Kinës dhe Tajvanit në vitin 1949, Pekini e ka konsideruar ishullin si një territor separatist, të cilin dëshiron ta ribashkojë me kontinentin, nëse është e nevojshme me forcë ushtarake.
Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka shtuar frikën se Pekini do të përvetësojë një qasje të ngjashme në marrëdhëniet e tij me Tajvanin. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker