LAJMI I FUNDIT:

SHBA, iPhone merr 45 për qind të tregut

SHBA, iPhone merr 45 për qind të tregut

Nga totali prej 121 milionë telefonave të mençur sa janë shitur në SHBA për vitin 2013, Apple ka marrë 45 për qind të tregut, thuhet sipas raportit të ri të NPD Group. Kjo shifër paraqet rritjen prej 1 për qind të kompanisë Apple, në periudhë një vjeçare.

Samsung ka avancuar me 2 pikë, ndërsa mban 26 për qind të tregut, ndërsa LG ka ftuar 3 pikë, për të kaluar në 8 për qind të tregut amerikan të telefonave të mençur.

HTC dhe Motorola kanë rënë, e para nga 10 në 6 për qind, ndërsa kompania e cila kohëve të fundit i është shitur Lenovo-së ka rënë nga 7 në 4 për qind.

Telefonat postpaid përbëjnë 71 për qind të tregut amerikan, një rritje me 10 për qind. Ndërsa tregu me parapagim ka shënuar rritje prej 68 për qind, për të marrë 29 për qind të tregut.


Rritja e tregut me parapagim i atribuohet rritjes së T-Mobile, operatorit i cili bëri ndryshime të mëdha në biznesin e saj, pasi që me ofertat e saj i largoi konsumatorët e telefonave mobil nga rivalët si AT&T dhe Verizon. / Telegrafi /