LAJMI I FUNDIT:

SHBA borxh Kinës, plot 800 miliardë USD

SHBA borxh Kinës, plot 800 miliardë USD

Mund të konsiderohet shteti më i fuqishëm në botë, por ndryshe nga pamja dhe nga fantazitë pa fund të Hollivudit, SHBA është mesa duket dhe borxhli më i madh në botë. Plot 800 miliardë dollarë arrin borxhi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë Kinës, raportoi në numrin e saj të fundit, e përditshmja britanike “The Guardian”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina aktualisht ndodhen brenda një përqafimi të çuditshëm ekonomik, marrë parasysh faktin se borxhi i SHBA ndaj shtetit me popullsi më të madhe në botë, shkon në 800 miliardë dollarë”, raporton gazeta londineze “The Guardian”.

Ajo konstaton se Kina është bërë një faktor i rëndësishëm ekonomik në rrafshin global. Dhe shton: “Kina fitimin e saj nga prodhimet e lira që i plason nëpër tregjet e huaja e shfrytëzon për blerjen e letrave me vlerë, në shumë shtete të zhvilluara botërore. Prioritet, natyrisht, kanë letrat shtetërore amerikane me vlerë”.

Ndërsa më tej, gazeta vlerëson se “Kina tani qëndron e ulur mbi një grumbull të tërë letrash me vlerë, një gjë kjo shqetësuese, duke marrë parasysh deficitin e madh amerikan”.
“Nga ana tjetër, Kina nuk mund të lirohet brenda natës nga letrat e saj me vlerë, meqenëse kjo gjë do ta lëkundte seriozisht stabilitetin e dollarit amerikan, gjë që, veç tjerash, do t’i shkaktonte dëm të madh edhe vetë ekonomisë kineze”, – shkruan gjithashtu “The Guardian.


Ndërsa në përfundim të raportit analizë, e përditshmja angleze “The Guardian” shkruan qartazi: “Nëse një banke i keni borxh 100 dollarë, ky është problemi juaj, por nëse i keni borxh 100 milionë euro, atëherë ky tashmë bëhet edhe problem i saj. Ndërsa SHBA i kanë borxh Kinës, plot 800 miliardë dollarë”.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori