LAJMI I FUNDIT:

Shala, pritet nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit

Shala, pritet nga zyrtarët e Departamentit të Shtetit

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, gjatë vizitës në SHBA është takuar me koordinatorin e projekteve për Evropë dhe Euro-Azi në Departamentin e Shtetit, Daniel Rosenblum, si dhe me Jennifer Brush, sekretare për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë në fushën e ekonomisë dhe të financave.

Ministri Shala i ka informuar zyrtarët e lartë amerikan rreth progresit në Kosovë, sidomos për sferën e bashkëpunimit me institucionet financiare ndërkombëtare.

Po ashtu, kreu i MEF-it, ka përmendur përmbushjen e parakushteve, për një afat rekord nga institucionet e Kosovës për të hyrë në program me FMN-në si dhe domosdoshmërinë për të punuar ngushtë edhe me Komisionin Evropian dhe Bankën Botërore për të realizuar transferimin e mjeteve të zotuara si ndihmë për buxhetin e Kosovës.


Edhe në këto takime u konfirmua vazhdimi i mbështetjes së SHBA-ve për Kosovën në projekte të ndryshme zhvillimore.

Ministri Shala pritet të takohet edhe me zyrtarë të tjerë. /Telegrafi/