LAJMI I FUNDIT:

Shala në Maqedoni për marrëveshje ekonomike

Shala në Maqedoni për marrëveshje ekonomike

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, me ftesë të homologut të tij ministrit të Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, nesër do të vizitojë Republikën e Maqedonisë. Gjatë kësaj vizite ministri, do të takojë homologun e tij, ministrin Besimi dhe me këtë rast do të nënshkruajnë Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Takimi i Ministrave do të mbahet në Ministrinë e Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, në ora 13:00, ndërsa ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes, do të bëhet në ora 13:30.