LAJMI I FUNDIT:

Shala fton biznesmenët italianë të investojnë në Kosovë

Shala fton biznesmenët italianë të investojnë në Kosovë

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala po merr pjesë në “Forumin për Investime-Italia dhe Evropa Juglindore”, me ftesë të Ministrit te Zhvillimit Ekonomik te Republikës së Italisë Claudio Scajola.

Shala, se bashku me ministrat e rajonit të Evropës Juglindore, të enjten bënë hapjen e sesionit të parë të këtij forumi të rëndësishëm për vendet ne zhvillim siç është edhe Republika e Kosovës.

Gjatë prezantimit të tij para 400 përfaqësuesve të ndërmarrjeve italiane, ministri Shala paraqiti mundësitë që ofron Kosova për investitorët e jashtëm, dhe në kuadër të kësaj u shpreh se: “njëra ndër përparësitë e Kosovës është perspektiva e qartë evropiane e saj, dhe po ashtu Kosova është një vend i sigurt, demokratik ku respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të drejtat e zhvillimit të bizneseve dhe ekonomisë së lirë të tregut”.

“Për këtë arsye, ftoj të gjithë biznesmenët italianë që të vijnë në Kosovë dhe të investojnë në fusha të ndryshme. Kosova iu ofron mundësi për investime në energjetikë, transport, telekomunikacion, turizëm, arsim, shëndetësi, bujqësi si dhe në shumë fusha të tjera, ku mendoj se përfitimet nga zhvillimi i bizneseve do të jenë shumë të mira. Në këtë drejtim, Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako për tatimet, të cilat janë nga me të ulëtat ne Evrope”, shtoi ai.


Ministri i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Italisë, Claudio Scajola në prezantimin e tij pohoi se ky forum është një rast për ta shfrytëzuar në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe investimeve italiane në shtetet e Evropës Juglindore që përfaqësohen në nivel ministrash.

Ai po ashtu shprehu bindje se Bashkimi Evropian nuk do te jete i vetëm 27 shteteve, por edhe i shteteve të cilat aspirojnë të jene pjesë e Bashkimit Evropian, dhe për këtë Italia ka dëshmuar se është përkrahëse e vazhdueshme e këtyre shteteve në proceset e integrimit në këtë union. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Kalo në kategori