LAJMI I FUNDIT:

Sërish ndryshon “Kosova e Re”

Sërish ndryshon “Kosova e Re”

Projekti për ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova e Re” ka ndryshuar sërish. Nga 2100 megavat sa ishte paraparë në fillim tash “Kosova e Re” ka mbetur në 300 megavat në fazën e parë dhe 300 në fazën e dytë. Opozita vazhdon ta konsideroj si projekt të dështuar.

Pas ndryshimeve të vazhdueshme, që nga viti 2006, projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, do të ndryshoj prapë. Ai fillimisht ishte paraparë që të ndërtohet me kapacitet prej 2100 megavat orë energji elektrike.

Mirëpo, së fundi ka rënë në 300 megavat. Në një bisedë për “Lajm”, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, ka treguar se projekti “Kosova e Re”, do të ndryshoj prapë.

Sipas saj do të ndryshohet ku në fillim do të ndërtohen kapacitete prej 300 megavatësh dhe më vonë dhe 300 megavat të tjera. “Banka Botërore jep garancion vetëm për 600 megavat, dhe ky është propozim që ka dalë pra nga BB-ja dhe iu është prezantuar grupit të ekspertëve, komitetit drejtues dhe të këshilltarëve te USAID-it.


Pra, fillohet me këto kapacitete, për të vazhduar pastaj me kapacitet e reja deri në 1000 megavat”. Ministrja Shiroka-Pula, tregon se një grup i ekspertëve kanë qenë në Uashington, dhe atje i kanë komentuar të gjitha marrëveshjet që kanë me qenë në termocentral.

Sipas saj, në këtë grup kanë qenë ekspertë, përfaqësues të MEF-it, të Komisionit Pavarur për Miniera, Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ministrisë së ambientit, dhe aty është diskutuar për këtë propozim të BB-së, ku më pastaj është marrë vendim që sërish të zvogëlohen kapacitetet.

Ministrja nuk ka mundur të jap detaj rreth marrëveshjeve dhe përqindjes së aksioneve që do ta ketë Qeveria e Kosovës në këtë projekt.“Fillimisht në këtë termocentral e para është tenderi e pastaj do të jetë edhe tenderi përfundimtar ku do të finalizohet marrëveshjet, kontratat financiare dhe besoj se në muajin qershor do të shpallet tenderi.

Por, detajet nuk mund t’i shpjegoj se çka do të përmbaj tenderi pasi që të premten do të kemi një mbledhje ku do të definohet se çka do të përfshihet në këtë projekt”tha ajo. Ministrja tha se për përqindjen e aksioneve për qeverinë ende nuk e dinë së a do të jetë. Ajo tha se prodhimin e parë i energjisë nga ky termocentral do të jetë në vitin 2015.

Por, në anën tjetër zyrtarë të Aleancës Kosova e Re dhe zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në vazhdimësi kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për pa aftësi dhe neglizhencë në projektin për ndërtimin e termocentralit të ri.

Sipas ty, ky projekt është i dështuar sepse Qeveria është treguar e pa aftë për ta zbatuar në praktikë

Përndryshe katër kompani sa kanë qenë në garë për “Kosovën e Re”, dy konsorciumeve të fuqishme gjermane “RËE”, “ENBË/ËGI”, dhe një ndër kompanitë më të fuqishme në fushën e energjetikës, kompania çeke “ “CEZ&AES” janë tërhequr, dhe ka mbetur në garë “Enel&Sencap”.

Zyrtarë nga kjo kompani ceke patën thënë se ndryshimet e shpeshta që nga viti 2006 kanë bërë që kjo kompani të tërhiqet përfundimisht nga ky tender. Ndërkaq, sipas zyrës për informim të MEM-it,në konferencën e investitorëve, që është mbajtur në janar, kanë marrë pjesë më se 30 kompani, të përfaqësuara nga menaxherët dhe përfaqësuesit e zyrës në vendet e Evropës. (lajm)