LAJMI I FUNDIT:

Seria më e fundit Assassin’s Creed bën një hap gjigant në pjesën e gjuhëve brenda lojës

Seria më e fundit Assassin’s Creed bën një hap gjigant në pjesën e gjuhëve brenda lojës

Assassin’s Creed Mirage do të publikohet këtë javë – dhe disa komentues e kanë quajtur atë një rikthim në rrënjët e serisë së video lojës. Por ka pasur edhe një ndryshim të madh.

Për këtë edicion, të vendosur në Bagdadin e shekullit të 9-të, Ubisoft, kompania zhvilluese e lojës ka regjistruar lojën edhe në gjuhën arabe.


Lojërat e mëparshme në franshizë janë zhvilluar në Lindjen e Mesme, Evropë dhe Afrikë, por heronjtë janë “luajtur” gjithmonë nga aktorët anglishtfolës si parazgjedhje, raporton BBC, transmeton Telegrafi.

Lojtarët ende mund të zgjedhin të luajnë lojën me dialog në gjuhën angleze, por krijuesit e saj shpresojnë se do të zgjedhin arabishten më “autentike”.

Kjo ishte ajo që dëgjuan fansat kur u publikua “traileri” i parë global i lojës në fund të gushtit dhe një lëvizje që u mirëprit nga fansat e lojës si Ameer, i cili u rrit në Bagdad.

Ai thotë se nuk është hera e parë që dikush dëgjon arabisht në lojëra, por “zakonisht ndodh kur një terrorist thotë diçka që njerëzit e njohin si arabisht”.

Studenti i inxhinierisë Ameer, 20 vjeç, deklaron se i bëri përshtypje “traileri”, kur fansat dëgjuan dialogun arab të folur nga personazhi kryesor Basim dhe merrnin një pamje të botës së lojës.

“Unë thash ‘kjo është e përsosur’”, bënë të ditur Ameer.

“Arabishtja është një gjuhë e bukur dhe dialekti që ata përdorin në Mirage është i bukur”, shton tutje ai. /Telegrafi/