LAJMI I FUNDIT:

Serbia po merr pjesë në takimin e CEFTA-s

Serbia po merr pjesë në takimin e CEFTA-s

Ka filluar takim i radhës i CEFTA-s i kryesuar nga Republika e Kosovës, takimi po mbahet në ambientet e Komisionit Evropian në Prishtinë. Pjesëmarrëse në takimit dy pjesësh janë të gjitha shtetet nënshkruese të marrëveshjes përfshirë edhe Serbinë.

Dardana Halimi, këshilltare për Marrëdhënie me Publikun e Ministres së MTI-së ka thënë se takimi ka filluar dhe do të mbahet në dy pjesë. “Takimi ka filluar dhe do të mbahet në dy pjesë, pjesa e parë do të jetë në nivel të ekspertëve dhe pjesa e dytë do të jetë në nivel të zëvendësministrave”, tha Halimi për Telegrafin.

Takimet do të jenë të mbyllura për media, përveç që është paralajmëruar një konferencë për media në orën 17 e 30.

ka gati tre vite që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina akne bllokuar produktet kosovare në territorin e tyre duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës dhe bizneseve. /Telegrafi/