LAJMI I FUNDIT:

Serbia nuk e shet telekomin më pak se 1.4 miliard euro

Serbia nuk e shet telekomin më pak se 1.4 miliard euro

Serbia nuk dëshiron ta shesë Telekom Serbia për më pak se 1.4 miliard euro, edhe pse çmimi i dhënë nga ana e qeverisë së Serbisë është vështirë të arrihet, sepse kompania ka aktivitet vetëm regjional e jo global, raporton Tanjug e cila citon Boris Tadiçin.

‘Vendimi duhet të merret në ndonjë moment, e koha për vendimmarrje të tillë tashmë ka ardhur’ sepse çmimi edhe mund të jetë më i vogël në 2-3 vitet e ardhshme.

Qeveria e Serbisë i ka dhënë afat prej 15 ditësh ofertuesit të vetëm Telekom Austria AG (TKA) të përmirësojë ofertën pasi që vlera e ofruar nën 1.4 miliard nuk është e papranueshme.

Kjo kompani ka ofruar vetëm 950 milionë euro në cash dhe 450 milion Euro investime në tre vitet e ardhshme. /Telegrafi/