LAJMI I FUNDIT:

Serbia ngrin rrogat dhe pensionet në vitin 2010

Serbia ngrin rrogat dhe pensionet në vitin 2010

Pensionet dhe rrogat në administratën publike në Serbi do të ngrihen gjatë vitit të ardhshëm 2010, në nivelin që kanë qenë në vitin 2008. Kjo parashihet në Propozim-buxhetin e Serbisë në vitin 2010, i cili është dorëzuar në Parlamentin serb.

Ministrja serbe e Financave, Dijana Dragutinoviq theksoi se buxheti rëndon drejt zvogëlimit të shpenzimeve rrjedhëse të shtetit, që para se gjithash kanë të bëjnë me rrogat dhe pensionet.