LAJMI I FUNDIT:

Serbia merr CEFTA-n

Serbia merr CEFTA-n

Kompanitë serbe nxorrën fitime me vlerë dy miliardë dollarë nga eksporti i mallrave në këto vende gjatë vitit të kaluar. Njëkohësisht, importet totale të Serbisë nga vendet që bëjnë pjesë në këtë marrëveshje kapën shifrën 989 milionë dollarë. Kosova dhe Shqipëria kanë përfituar më së paku nga kjo marrveshje.

Serbia mori nga Mali i Zi presidencën e radhës të Marrëveshjes për Tregëtinë e Lirë në Evropën Qendrore.

Ndersa në vitin 2011 Kosova duhet të jetë kryesuese e radhës e CEFTA-s.

Por, pavarësisht se Kosova është nënshkruese e marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), prodhimet vendore gati që një vit ballafaqohen me embargo nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta zhbllokojë një embargo të tillë.