LAJMI I FUNDIT:

Serbia e zhytur në borxhe

Serbia e zhytur në borxhe

Serbia do jetë larg zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë, pasi që sipas FMN-së ka borxhin më të lartë publik.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtarë, shtetet e cilësuara si me borxhet më të mëdha kalojnë pragun e 80 për qind të GDP-së.

Kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se brenda vitit situata do stabilizohet, por FMN thotë se kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2015, kur të ulet me 10 për qind borxhi kombëtar.

FMN-ja ka thënë po ashtu se do të ndihmojë Serbinë, e cila nga ana e saj do të shikojë rrogat e administratës shtetërore dy herë në vit dhe do t’i rregullojë ato në përputhje me gjendjen ekonomike. /tch/telegrafi/