LAJMI I FUNDIT:

Serbi-Maqedoni 663 milionë dollarë shkëmbime tregtare

Serbi-Maqedoni 663 milionë dollarë shkëmbime tregtare

Shkëmbimi tregtar mes Serbisë dhe Maqedonisë në vitin 2009 është 663 milionë dollarë, prej çka eksporti i Serbisë ka qenë 429.1, ndërsa importi 233.9 milionë dollarë.

Serbia vite të tëra ka pasur suficit në shkëmbimin tregtar me Maqedoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik është në nivelin e kënaqshëm.

Eksportuesit më të mëdhenj serbë në Maqedoni janë “Ju es Stil”, “Svislajon”, “Tetra pak”, “Alfa Plam” dhe të tjera.

Gjatë disa viteve të fundit, investimet serbe në Maqedoni arrijnë 40 milionë dollarë.


Investime më të rëndësishme nga Maqedonia në Serbi janë investimet e kompanive për teknologji informatike “Sivus” në vitin 2008 në Nish në qendrën zhvillimore nga sfera e komunikimeve dhe informatikës, si dhe prodhim dhe zhvillim të softverit. /Makfaks/