LAJMI I FUNDIT:

Serbët kushtëzojnë kodin telefonik me Asociacionin e Komunave

Serbët kushtëzojnë kodin telefonik me Asociacionin e Komunave

Ministri i Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Lajiq tha se shteti serb ka bërë një marrëveshje të mirë në sektorin e telekomunikacionit me Prishtinën. Sipas tij, Telekomi do të marrë licencën për të operuar në Kosovë, ku thirrjet në mes të qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës, nuk do të ngarkohen si thirrje ndërkombëtare.

“Besojmë se kemi bërë një marrëveshje të mirë në këto rrethana. Presim që do të nënshkruhet kur të arrihet para së gjithash edhe marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe (AKS)”, tha Lajiq për agjencinë Tanjug, transmeton Telegrafi.

“Për qytetarët, është e rëndësishme që thirrjet e tyre nga Kosova nuk do të tariforen si ndërkombëtare, por si thirrje lokale”, shpjegoi ministri.


Ai saktësoi se është rënë dakord që Kosova të merr një kod ndërkombëtar tre-shifror që do të dërgohet në ITU.

Në shkëmbim të saj, Lajiq tha se “Telekomi serb do të marrë licencën për funksionimin e telefonisë mobile, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2017”.

Gjithashtu, do të marrë edhe një licencë për telefoni fikse, e cila do të jetë e vlefshme në të gjithë territorin e Kosovës.

“Do të krijohet një filial në Telekomin e Kosovës, ku të gjitha ardhurat në Kosovë do t’i përkasin kësaj filiale të re, përkatësisht kompanisë, ndërsa kjo është e rëndësishme, sepse ajo do të rrisë vlerën e Telekomit para privatizimit të ardhshëm”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Kalo në kategori