LAJMI I FUNDIT:

Senati amerikan miratoi ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën – çfarë përfshin paketa që do të nënshkruhet nga Biden

Senati amerikan miratoi ndihmën prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën – çfarë përfshin paketa që do të nënshkruhet nga Biden

Senati amerikan miratoi me shumicë dërrmuese të votave paketën prej 40 miliardë dollarësh ndihme për Ukrainën.

Me 86 vota pro dhe 86-11 kundër u miratua projektligji, ku ky i fundit tani do të shkojë tek presidenti amerikan, Joe Biden, i cili duhet ta nënshkruajë, raporton cnn.

Përpara votimit, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se Senati “do të mbajë premtimin e dhënë për t’i qëndruar në krah popullit të Ukrainës”.


Ai shtoi se ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare prej 40 miliardë dollarësh është “e madhe” dhe “do të plotësojë nevojat e mëdha të popullit ukrainas ndërsa ata luftojnë për mbijetesën e tyre”, shkruan bbc.

Artileri dhe raketa: Britania e Madhe ndau edhe 1.53 miliard euro shtesë për armatosjen e Ukrainës
Lexo po ashtu Artileri dhe raketa: Britania e Madhe ndau edhe 1.53 miliard euro shtesë për armatosjen e Ukrainës

Ndërkohë, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin kishin paralajmëruar më parë se fondet e autorizuara për dërgimin e armëve në Ukrainë do të mbaronin sot dhe projektligji ishte vonuar në Senat.

Paketa përfshin:

6 miliardë dollarë për sigurinë, duke përfshirë trajnimin, pajisjet, armët dhe mbështetje të tjera;

8.7 miliardë dollarë për të rimbushur stoqet e pajisjeve ushtarake amerikane të dërguara në Ukrainë;

3.9 miliardë dollarë për operacionet e Komandës Evropiane;

9 miliardë dollarë për një fond mbështetës ekonomik për Ukrainën;

5 miliardë dollarë për të trajtuar pasigurinë ushqimore globale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Trump merr goditjen e parë, Gjykata ia pezullon një urdhër ekzekutiv

Amerika
Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Netanyahu mbron Muskun për ngritjen e dorës si Hitleri

Amerika
Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Trump kërkon rritje të shpenzimeve në mbrojtje nga anëtarët e NATO-s, vjen me paralajmërime tarifore për Evropën

Botë

"Je pushuar nga puna!" Trump u thotë të emëruarve të Biden, të cilët thonë se tashmë kanë dhënë dorëheqjen

Amerika
Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Senati konfirmon mikun e shqiptarëve John Ratcliffe si drejtor të CIA-s

Amerika
Kalo në kategori