LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: T’i japim hapësirë konkurrencës së drejt në biznes

Sejdiu: T’i japim hapësirë konkurrencës së drejt në biznes

President Fatmir Sejdiu, të mërkurën mori pjesë në një takim pune të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë. Presidenti Sejdiu në këtë takim, i falënderoi përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane për punën dhe për mbështetjen që SHBA-të i japin Kosovës, për punën e madhe të tyre për të bërë një model të mirë se si duhet të veprojë një odë ekonomike që mbështetët bizneset dhe ekonominë e tregut si dhe për përpjekjen për të nxituar asociacionet simotra që vërtetë të punojnë si duhet.

“Është borxh i institucioneve të Kosovës që të ndërtojnë edhe më tej korpusin legjislativë dhe që ligji të zbatohet nga të gjitha hallkat e pushteteve shtetërore e veçanërisht ato të ekonomisë dhe të sundimit të ligjit, në ndërtimin e strategjisë së mirëfilltë shtetërore të zhvillimit ekonomik të vendit dhe në qasjen e mirë të zbatimit të gjitha politikave shtetërore në një kornizë të përbashkët”, theksoi presidenti Sejdiu.

Gjithashtu, presidenti tha se nuk mund të bëhet një biznes i mirë dhe zhvillim biznesi nëse ka vend për fenomene jo të mira, nuk mund të bëhet një biznes i mirë nëse nuk i jepet hapësirë konkurrencës së drejtë dhe lojale, nuk mund të ketë suksese të mira nëse krijohen monopole jashtë konkurrencës së kualitetit, nuk mund të ketë biznese të mira dhe të suksesshme nëse lejohet korrupsioni që t’i shkatërrojë bizneset.

Presidenti duke folur për resurset e Kosovës i inkurajojë pjesëmarrësit në këtë takim që të ndërtojnë kapacitete lëvizëse dhe të punojnë në joshjen e investitorëve amerikanë apo të tjerë për të investuar në Kosovë. Institucionet, vijoi presidenti, duhet të bëjnë më shumë në shumë rrafshe, dhe është borxh i politikës që të luftohet korrupsioni, jo vetëm në fushata elektorale, por lufta kundër korrupsionit duhet të jetë temë e aktivizimit normal të shtetit dhe të institucioneve të sundimit të ligjit.


Ndërkaq, Lekë Musa, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikanë në Kosovë, tha se sektori i biznesit, investitorët potencial dëgjojnë me shumë kujdes kur kreu i shtetit u adresohet dhe takohet me komunitetin e biznesit. “Te presidenti Sejdiu kemi një përkrahës jashtëzakonisht të madh të komunitetit të biznesit, politikave të hapjes së Kosovës ndaj ekonomisë globale, promovimit të investimeve dhe promovimit të bashkëpunimit tregtar ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës”, theksoi Musa.

Presidenti Sejdiu, vijoi Musa, gjithmonë ka pasur si pikësynim, zhvillimin ekonomik, përkrahjen ndaj iniciativës private, stimulimin e promovimit të investimeve dhe shumë herë ai vetë dhe nga partia nga e cila vjen Presidenti, është thënë se prioritet gjithmonë është bashkëpunimi dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuar të Amerikës, edhe në aspektin ekonomik.

Ai u shpreh se në vitin 2010, Oda Ekonomike Amerikane do të bashkëpunojnë ngushtë me Zyrën e Presidentit për të adresuar disa çështje si prioritete për të përmirësuar ambientin ekonomik në Kosovë. “Besojmë se do të kemi mbështetjen e Presidentit në disa çështje siç janë, reformimi i mëtejshëm i Ligjit të Prokurimit, reformimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të Administratës Tatimore dhe të disa proceduarave, si dhe për lehtësimin apo heqjen e disa proceduarave burokratike të cilat kanë penguar zhvillimin ekonomik të Kosovës’, theksoi Musa. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori