LAJMI I FUNDIT:

Seedorf: Jemi të gatshëm për Realin

Seedorf: Jemi të gatshëm për Realin

Mesfushori i Milanit, Clarence Seedorf, beson se skuadra e tij është e gatshme të përballet me Real Madridin në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Santiago Bernabeu.

“Këto janë ndeshje ku secili dëshiron të luajë. Me fitoren ndaj Romës, do ta kemi moralin e duhur për t’u përballur me Real Madridin”.

“Ata janë në krye të tabelës dhe kanë qenë protagonistë. Kjo do të na motivojë më shumë, për të filluar ndeshjen të gatshëm mendërisht dhe fizikisht, ashtu që të marrim atë që dëshirojmë”, ka thënë ish-lojtari i Realit për faqen zyrtare të Milanit. /Telegrafi/