LAJMI I FUNDIT:

Schuster: Rauli duhet të largohet

Schuster: Rauli duhet të largohet

Ish-trajneri i Real Madridit, Bernd Schuster, e ka këshilluar simbolin e Mbretërve, Raul, që të largohet nga Santiago Bernabeu.

Edhe pse Raul dëshiron që t’i japë fund karrierës me Realin, trajneri gjerman mendon se legjenda e Los Blancos duhet të transferohet në një skuadër tjetër dhe ta mbyllë karrierën duke shijuar futbollin, e jo duke qëndruar në bankën rezervë.

“Mendoj se ai do të luante përsosmërish mirë në një skuadër tjetër, të shijojë minutazhin dhe ta përfundojë karrierën”.

“Kjo është mënyra si Raul mund ta rikthejë formën që njerëzit duan ta shohin, mirëpo kjo është diçka që vështirë pranohet nga cilido lojtar”, ka thënë Schuster. /Telegrafi/