LAJMI I FUNDIT:

Scholes çon Manchesterin në maje

Scholes çon Manchesterin në maje

Kampioni në fuqi Manchester United ka marrë kreun e tabelës së Ligës Premier pasi ka shënuar fitore të vështirë ndaj Wolves në stadiumin Molineux.

Në një ndeshje mjaft të baraspeshuar, Paul Scholes ishte autori i golit të vetëm që erdhi në pjesën e dytë të takimit (72’), dhe që mjaftoi për t’i dhënë fitoren minimale 1-0 Manchester United.

Fitorja e çon Manchesterin në maje të tabelës me 63 pikë, dy më shumë se dy ndjekësit, Chelsea dhe Arsenal. Chelsea, që nesër luan në kuadër të Kupës FA kundër Stoke Cityt, ka një ndeshje më pak të zhvilluar, e cila mund ta rikthejë në maje./Telegrafi/